image Gashi: Alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë e rasteve me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Gashi: Alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë e rasteve me COVID-19 në Kosovë

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë se është alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, e sidomos në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me COVID-19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive. Kemi 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, thuhet në reagimin e Gashit në profilin e tij në Facebook.

Më tej, ai shton se mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

“Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm bashkë mund ta tejkalojmë këtë sfidë! Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/bujar.gashi.58/posts/3207263799296518