image Nesër në lokalet e Prishtinës do të jehojë kënga e Nexhmije Pagarushës

Kulturë/ Nesër në lokalet e Prishtinës do të jehojë kënga e Nexhmije Pagarushës

news image

Në të gjitha lokalet e Prishtinës nesër do të dëgjohet kënga e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim u mor pas dakordimit ndërmjet Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës dhe ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në shenjë nderimi të veprës dhe krijimtarisë së ikonës shqiptare.

“Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona’, thuhet në njoftim e shoqatës.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare.

Këngëtarja e mirënjohur vuante nga një sëmundje e rëndë qe një kohë.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në fshatin Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj./GazetaSinjali/

Postimi i plotë i shoqatës së Gastronomëve:

https://www.facebook.com/Gastronometeprishtines/posts/890102758090516?xts[0]=68.ARCnp_yq9J5d3n7b2IG-gzrM6luCi-7RH2jDZ4ei8knP_sZs5vqimy8qqbsQAfrT77nUXKaWCqEhy2evQvcLVy6EXsJqoedYxNenaJ-Krj4VHcY2Mr8ZpP3xCBAKJ8gI4spuHr62P-XZgYq5IVk9u0Up26TWRIjtq_sn_JxsxeCL7OYP6pxv9awpLSA0hhDLVvmOy8pBVq1TQ1F9nn2F2IGCmxS4km5wZI-zfBcE-01Lv0LIy015eaEu77NuxziklyLAFEeNqmQqJKm21zrc70NHNoqgrlGsmlHcxYLff3UET4HKwxGVj_M1SmW_wKI_AztAfkGztncviVf72CY&tn=-R