image Figura dhe vepra e Nexhmije Pagarushës nderohet në Javën e Modës në Paris

Kulturë/ Figura dhe vepra e Nexhmije Pagarushës nderohet në Javën e Modës në Paris

news image

Figura dhe vepra e artistes shqiptare tashmë të ndjerë, Nexhmije Pagarusha, është nderuar në Javën e Modës në Paris.

Festim Isufi, disenjator nga Gjilani, prezantoi në Paris 20 veshjet e koleksionit të tij të ri, fustane, kostume etj, e më pas ngjiti në skenë një modele të veshur me fustan nusërie që parakaloi nën melodinë e këngës “Baresha”.

Të pranishmit, shqiptarë dhe të huaj janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur të emocionuar.

Këngëtarja e mirënjohur, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta më 7 shkurt në moshën 86 vjeçare. Artistja e shumë hiteve vuante nga një sëmundje e rëndë./GazetaSinjali/