Nesër nga pra 10:00 do të mblidhen deputetët e Kosovës në sallën e Kuvendit për të debatuar në lidhje me politikën e jashtme, shkruan Gazeta Sinjali.
Përveç kësaj, në rend dite janë edhe: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe atij për Pronën Publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe atij për ndryshim- plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.
Po ashtu do të shqyrtohet edhe raporti me rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Infrastrukturën Kritike, shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020.
Pikë e njëmbëdhjetë e rendit të ditës është propozimi i Grupit Parlamentar Lista Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, për të vazhduar me dy pikat e fundit të seancës plenare – zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore dhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.