image Nesër ndryshon sërish orari i qarkullimit, ja kur mund të dilni

Kosovë

Vendimi/ Nesër ndryshon sërish orari i qarkullimit, ja kur mund të dilni

news image

Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar orarin e ri të lëvizjes 90 minutëshe të qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky orar fillon së zbatuari nesër, 24 prill dhe do të vazhdojë për tre ditët e ardhshme.

Vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në 90 minuta u mor nga Ministria e Shëndetësisë më 14 prill, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koroanvirusit.

Sipas këtij vendimi të MSH-së, gjoba për persona fizikë nëse e shkelin këtë vendim është prej 1,000 deri në 2,000 euro dhe prej 3,000 deri në 8,000 euro për personat juridikë.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 630 raste pozitive me koronavirus, 138 prej të cilëve janë shëruar dhe 18 të tjerë kanë ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/