image Nesër mblidhet qeveria, do të shfuqizohen disa vendime të Qeverisë Haradinaj

Kosovë

Pikat/ Nesër mblidhet qeveria, do të shfuqizohen disa vendime të Qeverisë Haradinaj

news image

Qeveria e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e parë të rregullt nesër në orën 10:00.

Gazeta Sinjali merr vesh se pikat e para të mbledhjes së nesërme të qeverisë kanë të bëjnë me shfuqizimin e disa vendimeve të marra nga Qeveria Haradinaj.

Në mesin e vendimeve që pritet të shfuqizohen nesër janë edhe disa që ndërlidhen me strukturën organizative të Zyrës së Kryeministrit.

Përveç shfuqizimit të këtyre vendimeve, qeveria pritet që ta bëjë emërimin e Komitetit për Partneritet Publiko-privat e t’i kërkojë Kuvendit të Kosovës zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars.

Njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i nismës për negocimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital në mes të Kosovës dhe Finlandës. Qeveria do ta shqyrtojë edhe një marrëveshje të këtij lloji mes Kosovës dhe Holandës.

Kjo do të jetë mbledhja e parë e rregullt, pas asaj ceremoniale një ditë pas votimit të qeverisë në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/