image Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Politikë

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të premten, më 25 qershor, duke filluar nga ora 14:00, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme dhe të bëhen përgatitjet për seancën e ardhshme plenare të Kuvendit.

Ndërkaq, kjo seancë planifikohet t’i ketë 5 pika të rendit të ditës:

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.      Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

5.      Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Në fund të mbledhjes së nesërme, kryesia do t’i shqyrtojë propozimet dhe kërkesat e Grupeve Parlamentare./Gazeta Sinjali/