image Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Politikë

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën takimin e radhës duke filluar nga ora 11:00.

Në rend të ditës janë katër pika, përfshirë disa pika të papërfunduara nga seancat e mëparshme.

Gjithashtu, do të bëhen përgatitje për seancën plenare të radhës.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

2. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,
  2. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,
  4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,
  5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
  6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb.​

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

/GazetaSinjali/