Kryetarët e komunave të Kosovës nesër do të mbajnë takim. Ata do të diskutojnë për Projektligjin për Inspektim Administrativ.
Për Sinjalin këtë e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai tha se ky takim do të fillojë në orën 11:00.
Në këtë takim do të diskutohet për problemet me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, mjetet financiare të komunave që shkojnë në fondin rezervë, për mosfunksionimin e OShP-së, dhe tema tjera.