Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Sipas njoftimi të këtij institucioni, seanca solemne pritet të fillojë në ora 11:00.
Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe Qeveria e Kosovës ka planifikuar disa aktivitete. Duke filluar nga ora 08:00, kur do të bëher ngritja ceremoniale e flamurit të Kosovës në oborrin e qeverisë, në praninë e kryeministrit, Albin Kurtit, kryeparlamentares, Vjosa Osmani dhe komandantit të FSK-së.
Ndërsa, në orën 09:10, Kurti e Osmani do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të vazhduar me homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe më pas tek varri i veprimtarit, Adem Demaçi./Gazeta Sinjali/