image Nesër mbahet seanca dëgjimore ndaj Haki Rugovës

Kosovë

Nesër mbahet seanca dëgjimore ndaj Haki Rugovës

news image

Nesër mbahet seanca dëgjimore ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, i cili dje pasdite me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë ishte shoqëruar për në polici.

Seanca dëgjimore ndaj Haki Rugovës do të mbahet në orën 10:00, në Gjykatën Themelore në Pejë, ka njoftuar avokati i tij, Besnik Berisha.

“Për ata që kanë interesim, ju njoftoj se seanca dëgjimore tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake është planifikuar të mbahet nesër, në orën 10:00, në Gjykatën Themelore në Pejë” , ka thënë Berisha.

Ai gjithashtu ka thënë se e vërteta nuk është ajo çfarë është shkruar e thënë nga Prokuroria dhe se mbi atë nuk mund të ndërtohet drejtësia. / Gazeta Sinjali/