image Nesër mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në mision e parë paqësorë jashtë vendit

Siguri

Nesër mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në mision e parë paqësorë jashtë vendit

news image

Të martën mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit.

Ceremonia mbahet më 9 mars 2021, duke filluar nga ora 10:45, në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari“, në Prishtinë.

Fjalë rasti do të mbajë ushtruesja e detyrës së presidentes të vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane./Gazeta Sinjali/