image Nesër mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Kosovë

Nesër mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

news image

Nesër do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Osmani.

Kjo është bërë e ditur nga presidentja Vjosa Osmani, e cila dje ka ndarë një video-mesazh të presidenti Biden, në të cilën ky i fundit flet për punën e djalit të tij të ndjerë Beau Biden në Kosovë dhe falënderimin për Medaljen që pritet t’i ndahet të dielën.

Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden por që i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, ka shkruar ajo në Facebook.

Beau Biden ka vdekur nga kanceri në tru në vitin 2015. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e Presidentit amerikan. Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteel.

/Gazeta Sinjali/