Nesër me fillim nga ora 12:00 në Kuvend do të mblidhen deputetët në seancën e radhës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të lëshuar, në këtë seancë do të jetë vetëm një pikë në rendin e ditës: Shënimi i 24 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë që Epopeja e UÇK-së mbahet çdo vit në datat 5, 6 dhe 7 mars në kujtim të të vrarëve të familjes Jashari në vitin 1998.