image Nesër Kosovës i përfundon moratoriumi për njohje dhe aplikim në organizata ndërkombëtare

Kosovë

Nesër Kosovës i përfundon moratoriumi për njohje dhe aplikim në organizata ndërkombëtare

news image

Nesër përfundon moratoriumi nga marrëveshja e 4 shtatorit që Kosova të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe të mos lobojë për njohje nga ndonjë shtet.

Moratorium në marrëveshjen e nënshkruar nga dy shtetet vitin e kaluar nën administrimin e ish-presidentit Donald Trump parashihej edhe për Serbinë që të mos vazhdonte fushatën kundër Kosovës.

“Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, thuhej në një nga pikat e marrëveshjes

Kujtojmë se zyrtarë në Departamentin e Shtetit Amerikan i kanë bërë thirrje dhe kanë inkurajuar të dyja palët Kosovën dhe Serbinë që t’i vazhdojnë moratoriumet e tyre në çështjen e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike. /Gazeta Sinjali/