image Nesër i jepet lamtumira e fundit Nazmi Grabovcit

Sociale

Nesër i jepet lamtumira e fundit Nazmi Grabovcit

news image

Dje në Prishtinë, në lagjen Emshir, është gjetur i vdekur një person, i cili doli të jetë Nazmi Grabovci, nipi i ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci.

Ndërsa sot, Grabovci ka njoftuar rreth orës së ceremonisë së varrimit të nipit të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër (04.06.2022), në ora 15:00, ku do t’i jepet lamtumira e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut.

Bacat e mi dëshmor, Dinë e Xhafer, ju na mësuat të përballemi me dhëmbjen, por nuk na treguat se Nazmiu, do vij para meje tek ju, këtë nuk e prisja!NAZMI (DINË) GRABOVCI, je dhëmbja e jonë, që na preku në asht“, ka shkruar Grabovci.

/GazetaSinjali/