image Nesër i jepet lamtumira e fundit Hadërgjonajt, i cili humbi jetën tragjikisht në Deçan

Sociale

Nesër i jepet lamtumira e fundit Hadërgjonajt, i cili humbi jetën tragjikisht në Deçan

news image

Bilall Hadërgjonaj ka humbur jetën tragjikisht sot si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik në në fshatin Rastavicë të Deçanit. Ai nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të familjes, familjarë, miq e të afërm të mblidhen nesër për t’i dhënë lamtumirën e fundit 62-vjeçarit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Pobergjë, ndërsa funerali do të niset nga shtëpia e të ndjerit.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Organizatat e Dala nga lufta, organizon mbledhje komemorative në sallën e Kuvendit Komunal në orën 12:00.

image 116

Për vdekjen e Hadërgjonajt kanë reaguar shumë figura publike, përfshirë kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe ish-kryetari, Rasim Selmanaj.

Hadergjonaj ka qenë kandidat i VV-së në zgjedhjet për kryetar të komunës së Deçanit në vitin 2013.

Më pas, ai kishte kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës gjersa ishte pjesë e Kuvendit Komunal.

Si ndodhi aksidenti?

Burime e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima Bilall Hadërgjonaj kishte pësuar vet-aksident pasi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë kishte humbur kontrollin dhe në një moment ka dal nga rruga.

Më pas, me të dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës, 62-vjeçari është goditur nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

Sipas burimeve të Sinjalit, shoferi i veturës është Fitim Rexhaj, 34-vjeçar. Sipas informacioneve të para, Rexhaj ishte duke vozitur veturë me targa të huaja në drejtim të rrugës Gjakovë – Deçan.

62-vjeçari ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkaqe të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK. Mirëpo, plagëve nuk ka mundur të ju bëjë ballë dhe për pasojë, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/