image Ky është i riu që dyshohet se e shkeli për vdekje 62-vjeçarin në fshatin Rastavicë të Deçanit

Siguri

Ky është i riu që dyshohet se e shkeli për vdekje 62-vjeçarin në fshatin Rastavicë të Deçanit

news image

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në fshatin Rastavic të Deçanit. 62-vjeçari kishte pësuar vet-aksident pasi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë kishte humbur kontrollin dhe në një moment ka dal nga rruga, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima me të dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

Sipas burimeve të Sinjalit, shoferi i veturës është Fitim Rexhaj, 34-vjeçar. Sipas informacioneve të para, Rexhaj ishte duke vozitur veturë me targa të huaja në drejtim të rrugës Gjakovë – Decan.

62-vjeçari ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkaqe të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK. Mirëpo, plagëve nuk ka mundur të ju bëjë ballë dhe për pasojë, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/