Nesër garon kampionia olimpike e Rio 2016, Majlinda Kelmendi.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Distria Krasniqit, e cila e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, një tjetër medalje olimpike mund të vijë nesër për Kosovën.
Majlinda Kelmendi do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë, teksa garimin e nis nga ora 04:00.
Majlinda Kelmendi në raundin e parë do të takohet me hungarezen Reka Pupp. /Gazeta Sinjali Sporti/