image Nesër fillon vaksinimi masiv në Kosovë/ A është gati Prishtina

Shëndetësi

Nesër fillon vaksinimi masiv në Kosovë/ A është gati Prishtina

news image

Komuna e Prishtinës është e gatshme për vaksinim masiv të qytetarëve që do të nis nesër, transmeton Gazeta Sinjali.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se komuna me pesë ekipe është duke e ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë për vaksinim, duke shtuar se janë të përgatitur që t’i shpërndajnë në pesë qendra të mjekësisë familjare edhe 18 ekipe të tjera.

“Komuna e Prishtinës edhe tash e ndihmon nivelin qeveritar me vaksinim në qendrën e sporteve me pesë ekipe të veta. Jemi me pesë ekipe çdo ditë prezent me vaksinimin e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm për vaksinim dhe jemi të gatshëm t’i vaksinojmë deri 2000 qytetarë gjatë ditës. Ne jemi të përgatitur që t’i shpërndajmë në pesë qendra të Mjekësisë Familjare për vaksinim të qytetarëve”.

“18 ekipe i kemi të përgatitura për vaksinim masiv i cili pritet shumë shpejt të funksionalizohet, duke pasur parasysh që veç është nënshkruar marrëveshja për ardhjen e 1.2 milion vaksinave Pfizer, prandaj komuna është e gatshme për vaksinim”, shtoi Nushi në EO.

Nushi tha se kanë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike të gjitha familjet që kanë qenë të infektuar gjatë këtij viti, ku sipas tij, të regjistruara në skemën sociale janë 1 mijë e 562 janë familje.

“Të regjistruara në skemën sociale janë 1 mijë e 562 janë familje, por edhe gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të këtij numri. Prej muajit mars deri në muajin qershor ka pasur rritje dhe i kemi ndihmuar gjatë vitit të kaluar rreth 3 mijë e 200 familje me pako ushqimore dhe higjienike. Ndërsa gjatë këtij vitit kemi vazhduar me të gjitha ato familje të cilat janë në skemën sociale”, ka sqaruar Nushi.

Sipas tij, secila familje, anëtarët e së cilës kanë qenë të infektuar dhe nuk ka qenë në skemën social edhe gjatë këtij viti, është ndihmuar me pako ushqimore dhe me pako higjienike

Nënkrytari Nushi tha se 4 mijë e 941 biznese kanë qenë përfituese të pakos 5 milionë euro dhe se deri më tani kanë pagur për 3 mijë e 500 biznese mbi 3.5 milionë euro.

Sipas Nushit, subvencionimi do të përfundojë me 25 qershor./GazetaSinjali/