image Nesër dhe pasnesër transporti urban do të jetë pa pagesë

Sociale

Nesër dhe pasnesër transporti urban do të jetë pa pagesë

news image

Qytetarët e Kosovës nesër dhe pasnesër mund të udhëtojnë me transportin urban pa pagesë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi, ku thuhet se përdorimi i transportit urban është për të mirën e kryeqytetit.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe  alternativ ”.

/GazetaSinjali/