image Nesër dalin në shitje 1139 bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, ky është linku

Futboll

Nesër dalin në shitje 1139 bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, ky është linku

news image

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e nesërme do të dalin në shitje disa bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Sipas FSHF, nga ora 12:00 tifozët do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.

Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103.

Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online.

/GazetaSinjaliSport/