Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimit, nesër do t’i dorëzohet Raporti për vitin 2023 për Kosovën nga Komisioni Evropian.
Ky dorëzim pritet t’i bëhet nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
ZKM njofton se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në orën 17:10.
Sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadori Szunyog, pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të prezantojnë të dhënat e Raportit për Vendin 2023.