image Nesër bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës në nderim të Rasim Thaçit-Cimës

Sociale

Nesër bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës në nderim të Rasim Thaçit-Cimës

news image

Nesër duke filluar nga ora 09:00 do të bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës për artistin e Rasim Thaçi-Cima, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit duke shtuar se kjo është bërë me iniciativë të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku.

“Ju informojmë se, me iniciativë të Kryeministrit z. Albin Kurti dhe organizim të Ministrit të Kulturës, z. Hajrullah Çeku: Nesër, e Shtunë, me 27 Mars, në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, duke filluar nga ora 9:00, do të bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaqi CIMA!”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/