E marta e 12 janarit 2021 është dita e fundit kur partitë politike mund të deklarohen për koalicionet parazgjedhore, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një mbledhje të mbajtur sot.
Sipas Dakës afati për deklarim të koalicioneve është deri të martën në orën 18:00.
KQZ-ja gjithashtu ka miratuar formularët dhe ka bërë të ditura dokumentet dhe format e aplikimit për mërgatën.
Deri tash partitë politike janë përmendur se do të shkojnë të vetme në zgjedhje.
Të hënën Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se në zgjedhje shkon e vetme derisa Aleanca Kosova e Re, mund të futet në listën e saj. Partia Demokratike gjitashtu është deklaruar se mund të shkojë e vetme në zgjedhje e në Vetëvendosje, kanë folur për bashkëpunim me listën e Vjosa Osmanit, Guxo.