Pas frikës dhe panikës së krijuar në vend nga koronavirusi, shumë qytetarë kanë raportuar për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, higjienike si dhe në farmaci.
Por, ATK ka bërë publik një numër kontaktues ku qytetarët mund të njoftojnë për ngritjen e çmimeve në dyqane apo barnatore.
Ky ështe numri ku mund ta raportoni rritjen e çmimeve: 0800 80 800.
“ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes dhe do të pësojnë dënime të mëdha”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Sinjali/