image Nëse Trump refuzon të lirojë zyrën e tij mund të nxirret me dhunë nga ushtria e SHBA-së

Botë

Nëse Trump refuzon të lirojë zyrën e tij mund të nxirret me dhunë nga ushtria e SHBA-së

news image

Dy veteranë të ushtrisë amerikane ngritën mundësinë që ushtria të largonte me forcë Donald Trumpin në një “letër të hapur” drejtuar gjeneralit të lartë amerikan, Mark Milley, në gusht.

“Nëse Donald Trump refuzon të lërë detyrën në mbarimin e mandatit të tij kushtetues, ushtria e Shteteve të Bashkuara duhet ta heqë atë me forcë dhe ju duhet ta jepni atë urdhër”, thuhej në letrën, botuar në Defense One dhe shkruar nga John Nagl, një oficer në pension i ushtrisë dhe Paul Yingling, një nënkolonel në pension i Ushtrisë amerikane.

Por të tjerët kanë thënë se një veprim i tillë do t’i lihej më mirë Shërbimit Sekret të SHBA-së, duke përmendur një parim themelor ligjor që personeli ushtarak duhet të qëndrojë jashtë çështjeve të brendshme të zbatimit të ligjit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne kemi procese kushtetuese për t’u marrë me këtë dhe ushtria nuk është askund në atë ekuacion”, tha Kori Schake, drejtor i politikës së jashtme dhe të mbrojtjes në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve.

“Nëse Trump me të vërtetë refuzon të largohej nga Shtëpia e Bardhë, më 20 janar ai do të bëhej një shkelës”, tha Robert Chesney, profesor i sigurisë kombëtare pranë Universitetit të Teksasit.

“Shërbimi Sekret do të vinte dhe do ta shoqëronte jashtë,” shtoi ai.

Ndryshe, Donald Trump ka vënë në dyshim procesin zgjedhor të 3 nëntorit për shkak, siç shprehet ai, parregullsive në votime.

Demokrati Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe do të marrë detyrën zyrtarisht në janar 2021. /Gazeta Sinjali/