image Nëse ndodhë kjo gjë, RTK do ta transmetojë sërish Premier Leaguen dhe ligat tjera elitare

Futboll

Deklaratë/ Nëse ndodhë kjo gjë, RTK do ta transmetojë sërish Premier Leaguen dhe ligat tjera elitare

news image

Ndeshjet e Premier League në Angli tash e shumë vjet nuk i transmeton Televizioni Publik i Kosovës.

Megjithatë, sipas komentatorit Skyfter Blakaj, këto ndeshje mund të rikthehen të transmetohen në RTK, nëse platforma “SuperSport” largohet nga Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nëse largohet SuperSport nga Kosova, i marrim ligat që i transmetojnë ata”, ka thënë Skyfter Blakaj në “Rock n’Roll Football”, në Radio Prishtina.

Së fundmi ka pasur zëra se “SuperSport” mund të largohet nga Kosova disa vjet pasi mori të drejtën e trensmetimit të Premier Leagues, Serie A, La Ligas, e kampionave tjera.

Për vite me radhë, RTK kishte transmetuar ndeshjet e Premier League, deri kur kjo u ndal pikërisht nga platforma “SuperSport”, që bleu të drejtën ekskluzive të transmetimit në Kosovë të kësaj lige dhe ligave tjera të futbollit evropian. /Gazeta Sinjali/