image “Nëse na e shtrenjtoni rrymën, ua rrisim çmimin e bukës”, paralajmërojnë Mullisët e Kosovës

Sociale

“Nëse na e shtrenjtoni rrymën, ua rrisim çmimin e bukës”, paralajmërojnë Mullisët e Kosovës

news image

Një tjetër paralajmërim për shtrenjtim të bukës ka ardhur nga Shoqata e Mullistëve të Kosovës.

Kjo shoqatë në komentet të cilat i ka dërguar në drejtim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, ka kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës.

“Elementi thelbësor në formimin e çmimit të miellit të fabrikat e blojës grurit është energjia elektrike. Shoqata e Mullisëve të Kosovës kërkona që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për fabrikat që merren me bluarjen e grurit dhe mistritë ngase prodhojmë lëndën e parë themelore që ndikoni në standardin e popullatës, dhe nëse shtrenjtohet energjia elektrike për këtë degë industriale, duhet të jeni të vetëdijshëm se do të pasoj shtrenjtimi i lartë i miellit dhe i bukës si pasojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike. Kjo degë ekonomikë nga aspekti financiar është mbështetur për muri ngase ka mullisët që llogarisin financiarisht se nuk kanë llogari financiar të bluarjen, dhe shesin grurin si lënë të parë”, thuhet në komentin e tyre. /GazetaSinjali/