image “Nëse m’ndalni prapë pishmon keni me i ra, ju zhduki”/ I riu në Deçan kërcënon policët, e gjobitën për xhama të zi

Siguri

“Nëse m’ndalni prapë pishmon keni me i ra, ju zhduki”/ I riu në Deçan kërcënon policët, e gjobitën për xhama të zi

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë të trafikut pengohen e ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, ku një 23-vjeçar ka kërcënuar zyrtarët policorë, pasi e kishin ndalur për t’i shqiptuar një gjobë për shkak të foljeve të zeza në xhamat e veturës.

Sinjali mëson se i dyshuari i ka kanosur seriozisht policët duke iu drejtuar me fjalët “nese m’ndalni edhe ni herë, pishmon krejt jeten keni me i ra, ju zhduki”. Përveç fjalëve, i riu dyshohet se ka pasur edhe sjellje agresive, që i detyroi policët të marrin masa parandaluese duke e arrestuar.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit dhe më pas është dërguar në mbajtje. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

/GazetaSinjali/