Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka degraduar gjuhën e tij edhe ashtu destruktive në raport me Kosovën.
Teksa komente zgjedhjet në Veriun e Kosovës, Petkoviq ka deklaruar për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin se “donte t’i detyronte serbët të votonin në kontejner”.
“Por serbët e dërguan Kurtin në kontejner”, është shfrenuar Petkoviq.
Sipas tij, tashmë komunat veriore me shumicë serbe do të qeverisen nga shqiptarët.
“Ai tregon realitetin e ri që po shfaqet dhe se serbët kanë theksuar se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe progres derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Kurti ka dashur t’i detyrojë serbët të votojnë në kontejnerë, kurse serbët Bojkoti tregoi se populli serb e dërgoi Kurtin në kontejner”, ka thënë Petkoviq për RTS.
Në komunat veriore kanë votuar 3.47 për qind e të atyre që kishin të drejtë vote.