Nëntë të vrarë pranë Mykolaiv, në jug të Ukrainës, mes bombardimeve intensive ruse.
Nëntë persona janë vrarë në një bombardim rus pranë Mykolaiv, në jug të Ukrainës, tha sot administrata rajonale e qytetit.
Mykolaiv është një qytet strategjik jugor që i ka rezistuar pushtimit rus dhe ka penguar një lëvizje të dukshme ruse drejt portit kryesor të Odesës në perëndim, shkruan CNN.
Raportet nga zona thonë se ka pasur granatime të forta në veri të qytetit rreth Bashtanka.
Administrata rajonale tha se një sulm ajror kishte shkatërruar një punishte, por nuk kishte shkaktuar viktima.
(Fotografia është ilustrim)