Ka shkuar në nëntë numri i vdekjeve nga stuhia “Gloria” në Spanjë, teksa moti po vazhdon të jetë ende i vrazhdë në lindje të vendit.
Ishujt Balearik dhe rajonet lindore, përfshirë Kataloninë dhe Valencian, kanë përjetuar stuhinë që tani ka hyrë në ditën e pestë, transmeton Gazeta Sinjali.
Erërat të cilat arrijnë shpejtësinë më shumë se 140 km në orë, valët që po arrijnë më shumë se 10 metra, dëbora e madhe dhe reshjet e shiut, kanë shkaktuar kaos të madh, duke shkatërruar infrastrukturën e vendit.
Ujërat e detit kanë shkaktuar shkatërrime duke hyrë në qytete bregdetare, duke i detyruar të bëjnë mbyllje të rrugëve dhe evakuimeve lokale./Gazeta Sinjali/