Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë nëntë persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër persona të dyshuar, ndërsa ajo në Prizren me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe për të njëjtit ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, teksa Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale kanosje dhe sulm.
Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi. / Gazeta Sinjali/