Edhe 9 raste të reja janë konfirmuar sonte me koronavirus në Shtime.
Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli ka konfirmuar se të gjithë rastet e sotme vijnë nga një fshat, ai i Pjetërshticës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sonte në orët e vona nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi marrur informatën së 9 raste të reja të konfirmuara me virusin COVID-19 janë në fshatin Pjetërshticë – Shtime”, ka shkruar Ismajli në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin kontaktin me njerëz.
“Qytetarë të nderuar ju lutem, qëndroni në shtëpi, të vazhdojmë respektimin e rregullave dhe t’i përmbahemi, bëni kujdesin maksimal për shëndetin tuaj”, ka përfunduar Ismajli./GazetaSinjali/