Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar raportin e fundit të gjendjes me COVID-19.
Në 24 orët e fundit nga 284 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.182.
Në total numri i rasteve aktive është 56.