Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ambasadën Britanike për monitorimin e procesit të rekrutimit të pozitave të larta, transmeton Sinjali.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë nënshkruar këtë memorandum.
Ndërkaq nuk ka pasur prononcim për media pas nënshkrimit. Ambasada britanike është e përfshirë në disa procese të cilat kanë për qëllim ndihmën ndaj institucioneve të Kosovës. /GazetaSinjali/