image Nënshkruhet marrëveshja për Bashkëpunim Policor mes Kosovës dhe Italisë

Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja për Bashkëpunim Policor mes Kosovës dhe Italisë

news image

Agim Veliu ka treguar se sot bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Luciana Lamorgese, kanë nënshkruar marrëveshje për Bashkëpunim Policor mes Kosovës dhe Italisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Punëve të Brendshme, Veliu, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo marrëveshje do të forcojë përpjekjet e tyre të përbashkëta në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit transnacional, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

“Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me strukturat e ndryshme të sigurisë së Republikës Italiane, shpreha përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë një aleat dhe partner i tyre i besueshëm”, shkroi Veliu.

“Gjithashtu, edhe një herë falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Italiane ka dhënë në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen në proceset integruese euro-atlantike”.

Ndërsa, Ministrja e Brendshme e Republikës Italiane, Lamorgese vlerësoi lartë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e sigurisë dhe shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në çështjet me interes të përbashkët, për sigurinë rajonale dhe atë Evropiane.

/Gazeta Sinjali/