image Nënshkruhen tri udhëzime administrative për të miturit në qendrat edukativo-korrektuese

Sociale

Nënshkruhen tri udhëzime administrative për të miturit në qendrat edukativo-korrektuese

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se i ka nënshkruar tri udhëzime administrative për fëmijët që ndodhen në qendra edukativo-arsimore.

Në njërin nga udhëzimet parashihet që atyre tu lejohet pushim vjetor. Tjetra ka të bëjë me ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme dhe tre, udhëzimi Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo-korrektuese.

Udhëzimet e nënshkruara nga ministri Selimi:

  1. Udhëzimin Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të miturit, i cili ka për qëllimi përcaktimin e procedurës së shfrytëzimit të pushimit vjetor për të miturin në Institucionin Korrektues;
  2. Udhëzimin Administrativ për ndalimin e vizitave për shkaqe të jusifikueshme, i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme për personat e mitur;
  3. Udhëzimin Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese, qëllimi i të cilit është përcaktimi i llojeve të programeve, të drejtat, obligimet dhe beneficionet e të miturve në Qendrën Edukativo Korrektuese./ Gazeta Sinjali/