Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë mbajtur një kurs të përbashkët me kolegët e tyre, të Policisë ushtarake të FAR të Shqipërisë.
Mehaj e bëri të ditur këtë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se nënoficerët e FSK-së u specializuan në kursin e avancuar të policimit ushtarak, i cili u mbajtë në Rinas, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kursi i përbashkët i nënoficerëve të Policisë Ushtarake të FSK-së me kolegët e tyre të Policisë ushtarake të FAR të Shqipërisë. Për tetë javë, nga ana e instruktorëve të PU Shqiptare, nënoficerët tanë u specializuan në kursin e avancuar të policimit ushtarak, mbajtur në Rinas“, ka shkruar ministri Mehaj.