image Nënkryetarje e VV-së koalicionin LDK-AAK e quan tentim grabitje të pushtetit

Kosovë

Politikë/ Nënkryetarje e VV-së koalicionin LDK-AAK e quan tentim grabitje të pushtetit

news image

Pas publikimit të nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit qeverisës Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha – Kollçaku.

Kollçaku këtë koalicion e ka quajtur tentim grabitje të pushtetit dhe tha se kjo marrëveshje shpërfaqi paftyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre ndaj qytetarëve.

Vërtet, kurrë nuk është vonë me u korritë. Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi paftyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve. Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata. Qeveria Kurti 2 po vjen”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/