image Nënkryetarja e Prishtinës për çmimoren e re të Trafikut Urban: Me 80 cent në ditë, udhëtoni pa limit

Politikë

Nënkryetarja e Prishtinës për çmimoren e re të Trafikut Urban: Me 80 cent në ditë, udhëtoni pa limit

news image

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka thënë se me çmimoren e re të Trafikut Urban qytetarët mund të udhëtojnë pa limit me 80 cent në ditë.

Ajo ka inkurajuar qytetarët që udhëtojnë me autobus, pasi siç ka thënë ajo, në këtë mënyrë kursejnë kohën e xhepin si dhe ruajnë ambientin.

“Lëre veturën në shtëpi. Nise ditën sot me biletë ditore. Me vetëm 80 cent, bleje biletën ditore, ruaje atë dhe udhëto pafund sa herë që ke nevojë brenda 24 orëve në linjat e Trafiku Urban Prishtinë”.

“Nëse udhëton çdo ditë, kurse me biletë mujore për 13.5 euro ose biletë javore për 4 euro. Lëre veturën në shtëpi. Lëviz me autobus. Kurseje kohën e xhepin. Ruaje edhe ambientin”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook, duke shtuar se së shpejti do të ketë edhe risi të tjera.

Sipas saj, çdo ditë, shumica e 35 mijë udhëtarëve ditor të Trafikut Urban përdorin autobusin dy herë brenda një dite (vajtje-ardhje).

“Për këto dy udhëtime, deri më 31 janar janë paguar 80 cent për dy bileta. Në rastin më të keq, nëse për të bërë një rrugë nga puna e deri në shtëpi dhe anasjelltas është dashur të ndryshohet linja, janë paguar edhe 80 cent të tjera për dy bileta shtesë. Tashmë me 80 cent të njëjta këta udhëtarë mund të enden pa limit në linja e pa shpenzuar shtesë në 24 orë”, ka përfunduar nënkryetarja e Prishtinës.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=191395556827634&set=a.165659662734557&type=3

/GazetaSinjali/