image Nënkryetarja e LVV-së pas aktgjykimit të Kushtetueses: Rizgjimi ndodhi më 6 tetor

Politikë

Nënkryetarja e LVV-së pas aktgjykimit të Kushtetueses: Rizgjimi ndodhi më 6 tetor

news image

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se qeveritë e kaluara kanë marrë besimin e qytetarëve ndër vite, ndërsa pjesën më të madhe të tyre e kanë lënë në varfëri e të nënshtruar.

Sipas tij, rizgjimi i shoqërisë  ka ndodhur më 6 tetor (data e zgjedhjeve të fundit në Kosovë), sepse thotë se sovrani ka folur, transmeton Gazeta Sinjali.

“Rizgjimi ndodhi më 6 tetor, sepse sovrani foli. Ashtu si foli dje, dhe ashtu si do të flet edhe nesër. E ju do t’iu vret gjaku dhe djersa e atyre që nuk janë më për të përjetuar shkuarjen tuaj njëherë e përgjithmonë, aty ku e keni vendin, në kontenjerin e historisë”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në profilin e saj në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3854298484643377