Nënkryetari i VV-së në Mitrovicë, Alban Uka, ka thënë se edhe kuvendi komunal i Zubin Potokut ka votuar për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
“Pas Komunës së Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.
Pak më parë Uka njoftoi se edhe Leposaviqi e ka ndërmarrë një veprim të tillë.