image Nënkryetari i LDK-së ndërhyn në konfliktin ndërmjet Veliut dhe Osmanit: Refuzojmë egot tuaja

Kosovë

Reagim/ Nënkryetari i LDK-së ndërhyn në konfliktin ndërmjet Veliut dhe Osmanit: Refuzojmë egot tuaja

news image

Nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti është përfshirë si ndërmjetës në konfliktin ndërmjet dy nënkryetarëve tjerë të partisë, Vjosa Osmanit e Agim Veliut.

Ahmeti ka thënë se nuk do të lejojnë që LDK-ja të keqpërdoret për interesa personale, shkruan Gazeta Sinjali.

“Refuzojmë…

Refuzimin për të hyrë në vallet personale po e kuptoni gabimisht si arenë tuajën për hesape tuajat personale. Borgj ky vend e kjo shoqni nuk i ka askujt që ushqen urrejtje e mbjellë klimë përqarëse. Refuzimi ynë është refuzim ndaj egove tuaja.

Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të  keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit. As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijës tuaj.

Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujtë.

Refuzojmë këto lojra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit.

Refuzojmë, Refuzojmë…”, ka shkruar Ahmeti.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tash e disa kohë kanë lëshuar reagime e kundër-reagime të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Osmani e ka akuzuar Veliun se po e keqpërdorë besimin që qytetarët ia dhanë LDK-së, ndërsa Veliu e ka akuzuar Osmanin se është bërë me LVV-në kundër LDK-së. /Gazeta Sinjali/