image Nënë e bijë në mesin e gjashtë udhëtarëve që po marrin trajtim në Kroaci

Kosovë

Nënë e bijë në mesin e gjashtë udhëtarëve që po marrin trajtim në Kroaci

news image

Kanë kaluar pothuajse dy javë që nga aksidenti tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga 69 pasagjerë sa ishin në autobus, 10 nga ta humbën jetën derisa 42 të tjerë iu nënshtruan operimeve e ndihmës mjekësore në spital.

Kurse sot kur kanë kaluar 13 ditë që nga dita tragjike, 6 mërgimtarë janë ende të shtrirë në spitalin “Dr. Josip Benčević”.

Këtë e bëri të ditur qeveria e Kosovës, të cilët thanë se do u qëndrojnë pranë.

Sipas atasheut për migrim në ambasadën e Kosovës në Zagreb, Sefedin Kuqi, një nga 3 pacientët që po vijojnë të qëndrojnë në spital është në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq 2 pacientet tjera janë nënë e bijë dhe gjendja e kësaj të fundit është pak më e rëndë.

Pos ndihmës së mjekëve, Kuqi shprehet mirënjohës për gatishmërinë e qeverisë kroate për t’u dalë në ndihmë të aksidentuarve, raporton T7.

/Gazeta Sinjali/