Dhuna e vazhdueshme psikologjike e shkaktuar nga partneri i saj pilot, shtyu një nënë në Angli që të vriste djalin e saj. Piloti Peter Chilvers 33 vjeç është dënuar me 18 muaj burg për dhunë psikologjike ndaj të fejuarës së tij Magda Lesicka.
Psikologët shprehen se Magda ka kaluar një ferr të vërtetë derisa në kushte të rënda psikologjike vrau djalin e tyre 23 muajsh. 33 vjeçari e kërcënonte shpesh të fejuarën e tij se do ta vriste nëse ata ndaheshin dhe ajo i merrte djalin. Kjo rëndesë e madhe psikologjike kaloi për një interval kohe prej dy vitesh për Magdën, nga viti 2015 deri në 2017.
Gjatë kësaj periudhe piloti 35 vjeçar e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme, e detyronte që të kryenin akte seksuale pa dëshirën e saj, por gjithashtu e izolonte për një kohë të gjatë në shtëpi dhe nuk e lejonte që të shoqërohej me të afërmit dhe miqtë.
Por ai nuk mjaftohej me kaq, 33 vjeçari i vendoste partneres së tij epitete të shumta, midis tyre dhe nofkën “dele” dhe vetës së tij i referohej si “si pronar i deleve”. Ishin këto arsye që në trurin e Magdas u akumulua shumë stres dhe ankth, duke vrarë djalin dhe pas këtij akti u përpoq që të vetëvritej.