image Nëna tenton ta mbys foshnjën e saj 6-muajshe, motra dhe vëllai e shpëtojnë atë

Siguri

Botë/ Nëna tenton ta mbys foshnjën e saj 6-muajshe, motra dhe vëllai e shpëtojnë atë

news image

Një nënë, 31-vjeçare kishte mbyllur tre fëmijët e saj në banjë dhe kishte filluar t’i sulmojë.

Ajo kishte dashur ta mbyste vajzën e vogël 6-muajshe, por dy fëmijët e tjerë të moshës 12 dhe 9 vjeç, arritën ta ndalonin nënën e tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

”Ailenys Carmenate, 31 vjeç, u përpoq t’i vriste të tre fëmijët e saj të shtunën më 22 shkurt në banesën e tyre në Hialeah, në Florida të Jugut, përpara se dy fëmijët të arrinin ta luftonin atë dhe të shpëtonin motrën e tyre të vogël”, thanë autoritetet.

Të dy fëmijët, shkulën flokët e nënës së tyre, i kafshuan krahët dhe e shkelmuan duke u përpjekur ta ndalonin teksa ajo po i sulmonte.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur kur, Randy Montano, babai i foshnjës dhe njerku i dy fëmijëve të tjerë, sapo ishte kthyer në shtëpi nga puna dhe kishte dëgjuar bërtimat.

Montano u tha oficerëve që kur hapi derën e dhomës, gruaja e tij po mbyste vajzën e tyre 6-muajshe, teksa dy fëmijët e tjerë përpiqeshin ta ndalonin. Tani të tre fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo përballet me akuzën e vrasjes me paramendim në tentativë dhe është urdhëruar që ajo të mos ketë më kontakte me fëmijët e saj./Gazeta Sinjali/