image Nëna nga Vitia raporton në Polici: Një person ma ka dhunuar vajzën e mitur

Siguri

Nëna nga Vitia raporton në Polici: Një person ma ka dhunuar vajzën e mitur

news image

Një rast i dhunimit që dyshohet të ketë ndodhur në Viti më 21 mars është raportuar dje në Policinë  e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se rastin e ka denoncuar një grua, e cila para hetuesve ka deklaruar se i është dhunuar vajza e saj e mitur.

Në deklaratën e saj thuhet se e bija i është dhunuar nga një person i dyshuar. Me t’u denoncuar rasti, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Pas arrestimit, prokurori ka dhënë urdhër që të njëjtit t’i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/