image Nëna nga Gjakova denoncon djalin në Polici, thotë se po e shqetëson duke i kërkuar para në vazhdimësi

Siguri

Nëna nga Gjakova denoncon djalin në Polici, thotë se po e shqetëson duke i kërkuar para në vazhdimësi

news image

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë është raportuar sot në mëngjes nga një grua në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që një 58-vjeçare kishte me djalin e saj, i cili vazhdimisht i kishte shkaktuar telashe nënës së tij.

Zënkat mes tyre dyshohet se kishin nisur për shkak të të hollave, çka e shtyu viktimën që të kërkojë ndihmën e Policisë.

35-vjeçari i dyshuar, i cili nuk jeton me nënën në Gjakovë, por banon në Prishtinë, ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, duke i kërkuar para në vazhdimësi. 

Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore janë vënë në lëvizje, por nuk kanë arritur ta kapin të dyshuarin, i cili përkundër që është ftuar nga Policia akoma nuk është dorëzuar.

Derisa të sigurohet prezenca e të dyshuarit, me urdhër të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/